Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi në Gjakovë përfundon pa fitues

Derbi mes Vëllaznimit dhe Prishtinës që u zhvillua në Gjakovë ka përfunduar pa fitues.

Në një atmosferë të zjarrtë të krijuar nga tifozët e Vëllaznimit, dy skuadrat kishin raste shënimi, por në fund ndeshja përfundoi pa asnjë gol të shënuar.

Prishtina me këtë barazim ka 35 pikë në pozitën e parë, derisa Vëllaznimi mbetet në pozitën e nëntë me 26 pikë.