Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi mes Feronikelit e Llapit përfundon pa fitues

Derbi i xhiros së katërt në Superligën e Kosovës mes Feronikelit dhe Llapit ka përfunduar pa fitues.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas përfundoi pa gola të shënuar.

Feronikeli shumë lehtë ka mundur të fitojë tre pikë në fund të takimit kur gjyqtari akordoi penallti, por ndryshoi vendimin e tij pak sekonda më vonë.

Të dyja skuadrat kanë pikë të njëjta. Gjenden në pozitën një dhe dy me nga tetë pikë.