Dy skuadrat e qytetit të Milanos do të përballen mes vete më 15 prill.
Një orar i pazakontë për një ndeshje derbi në Itali, siç është ai në mes të Interit dhe Milanit. Sfida mes dy gjigantëve italian do të zhvillohet më 15 prill nga ora 12:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu ka njoftuar Federata e Futbollit të Italisë që nuk ka dhënë shpjegime shtesë për përcaktimin e këtij orari të ‘Derby della Madonnina’, që i bie të luhet ditën e shtunë pasi që e diela përkon me festën e Pashkëve, ku në Itali nuk zhvillohet asnjë ndeshje.
Kjo sfidë i përket xhiros së 31-të në kampionatin italian, ku dy ekipet e Milanos janë duke garuar për një vend që dërgon në kupat evropiane.