Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi i Londrës vendimtar për pozitën e katërt në Premier Ligë

Derbi londinez ndërmjet Arsenalit e Chelseat është ndeshja kryesore e këtij vikendi në Premier League.

Duel i rëndësisë së lartë sidomos për “Gunners” që me një fitore mund t’i afrohen top-katërshes, por edhe t’i lënë prapa rezultatet e dobëta në ligë.

Gjashtë pikë prinë Chelsea në vendin e katërt, para Arsenalit derisa vendësit në Emirates kanë humbur dy nga tri derbit e Londrës sivjet në shtëpi, transmeton KTV.

Në katër ndeshjet e fundit të zgjedhurit e Unay Emeryt kanë marrë vetëm 4 pikë, që nga Krishtlindja, përfshirë humbjet nga Liverpooli e West Hami.

Chelsea, në anën tjetër ka lëshuar vetëm dy pikë në katër ndeshje.

Dueli i fundit u mbyll me fitoren 3:2 të Chelseat në gusht të vitit të shkuar, ndërsa edhe përballjet e fundit kanë folur më shumë në favor të Bluve, që kanë shënuar tri fitore në 5 duelet e fundit.

Pikëpyetja më e madh e Emeryt për këtë ndeshje, është Ozili, të cilin nuk e ka angazhuar në ndeshjet e fundit, derisa kthehet Bellerini, por do të mungojë për sigurt Mkhitaryani.

Edhe West Ham – Arsenal, ndeshja për titull e mbetje në elitë Futboll West Ham – Arsenal, ndeshja për titull e mbetje në elitë

Chelseat i mungon Morata që mund të largohet në janar, derisa Sarri nuk do të ndryshojë ekipin që nga fitorja e fundit me Newcastle-in.

Derbi i javës në Angli luhet të shtunën nga ora 18:30, e në të njëjtën ditë, luan edhe Liverpooli që në shtëpi e pret Crystal Palace-in.

Të shtunën luhet edhe ndeshja Manchester United – Brighton, ndërsa të dielën Manchester City është mysafir i Huddersfieldit, e Fulhami e pret Totenhamin.