Derbi lokal mes Evertonit e Liverpoolit në Premier League këtë muaj do të luhet pa shikues në stadiumin e Evertonit “Goodison Park”, përkundër shqetësimeve se mund të mblidhen turma të tifozëve, njofton agjencia Reuters.
Në mediume është raportuar se ndeshja e paraparë të luhet më 21 qershor mund të zhvendoset në një fushë neutrale, nëse autoritetet e shohin se rrezikohet që të mblidhen turma të njerëzve.
Liverpooli mund ta fitoj titullin me një triumf ndaj Evertonit, në rast se Manchester City pëson më 17 qershor ndaj Arsenalit.
Grupi Këshillues Lokal për Siguri të Fushave (GSAG) po ashtu ka rekomanduar këshillin e qytetit që gjitha ndeshjet e mbetura të dy klubeve të luhen në fushat e caktuara.
“Është marrë sot vendimi nga GSAG që derbi të luhet në Goodison Park, pas një diskutimi pozitiv mes klubit, Këshillit të Qytetit të Liverpoolit, policisë së Merseyside, Forumin e Tifozëve të Evertonit, Unionin e Kaltër, Liverpool FC dhe Spirit of Shankly”, është thënë në komunikatë të klubit.
Premier League është pezulluar që nga mesi i muajit mars shkaku i pandemisë COVID-19. ë