Derbi vendor ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, përjetohet maksimalisht nga futbollistët në fushë, por edhe nga tifozët në qytetin e Gjilanit dhe më gjerë.
Një qytet i tërë, jeton për këtë ndeshje dhe një javë para përballje së nxehtë, gjithçka në Gjilan frymon me ngjyrat këtyre dy klubeve, kuqebardhë që janë ngjyrat e Gjilanit dhe bardhekaltër të Dritës, raporton KTV.
Qyteti ndahet në dysh, ashtu siç ndahen edhe familjet, e besa edhe vëllezërit e motrat, ku dikush bëhet “Skifterë” dhe e përkrah Gjilanin e dikush tjetër “Intelektualë”, dhe brohoret për Dritën.
Padyshim, ata që e ndiejnë më së shumti këtë derbi, ku presion është mbi ta, janë futbollistët në fushë, të cilët japin gjithçka për t’i gëzuar tifozët e tyre.
Mbrojtësi i Gjilanit, Ilir Blakçori, për të cilin është ndeshja e tretë, tregon sa janë të motivuar për këtë takim, pavarësisht që ai është nga Podujeva.
Edhe
Gjilani ka mungesa, por kërkon fitoren në derbin e qytetit
Blakçori thotë se nuk do të ketë kalkulime dhe do të hyjnë për të fituar ndeshjen.
Majtaku e kishte qëlluar njëherë rezultatin në fitoren 1:0, ndërkaq nuk heziton të japë parashikimin e tij edhe për ndeshjen e së shtunës.
Në anën tjetër, mbrojtësi i Dritës, Erdin Hashani, për të cilin është derbi i shtatë, thotë se do të fitojnë vetëm për tifozët “Intelektualët”.
Hashani e pranon se do ta kenë vështirë që t’i ikin barazhit, por thotë se do të luftojnë deri në fund.
Edhe
Derbi gjilanas pa shkëlqimin e zakonshëm
Sa i përket rezultatit, futbollisti nga Prishtina, heziton të flasë, por është i bindur në fitoren e Dritës.
Gjilani – Drita, do të zhvillohet të shtunën dhe nis në orën 17:00.