Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Derbi Gjilani – Drita luhet në kryeqytet, reagojnë “Plisat”

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që derbi i xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës, mes Gjilanit dhe Dritës, të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Takimi do të luhet në mbrëmjen e së dielës, më 7 prill.

Menjëherë pas këtij vendimi kanë reaguar tifozët e Prishtinës “Plisat”. Sipas “Plisave” stadiumi i përket vetëm Prishtinës dhe asnjë ekip tjetër nuk duhet të lejohet që të luajë në këtë stadium.

Reagimi i plotë i Plisave (pa ndërhyrje):

“Kryetari Agim Ademi paska marre vendim qe ndeshja Drita - Gjilani te luhet ne stadiumin e Prishtines!

Stadiumi i Prishtines, sipas Agim Ademit, mund te shnderrohet ne prone e cila leshohet per kedo qe deshiron te luaje ne fushe te mire!

Edhe Drita synon t’i afrohet kreut, Gjilani kërkon shkëputjen Futboll Drita synon t’i afrohet kreut, Gjilani kërkon shkëputjen

Nuk eshte faji i Prishtines qe qytetet tjera i kane stadiumet sikur ara patatesh.

Stadiumi i Prishtines eshte vetem per ndeshjet e Prishtines dhe Kosoves dhe asnje ekip tjeter nuk duhet te lejohet qe te vije ketu sepse pasojat po i bartim gjithmone vetem ne.

Poashtu, i bejme apel kryetarit te Komunes se Prishtines, Shpend Ahmetit, qe komuna se bashku me klubin e futbollit Prishtina, ta marrin ne menaxhim stadiumin e Prishtines e te mos mbetet ne meshire te dallavereve e manipulimeve te Ffk-se!”.