Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Derbi della mole” të shtunën në Serie A

Kampioni i Serie A, Juventusi në kërkim të fitores së 15-të në kampionat, do të përballet ndaj rivalit lokal, Torino në udhëtim të shtunën nga ora 20:30.

“Zonja e Vjetër” në këtë takim hyn pas humbjes në Ligën e Kampionëve, nga Young Boys, ndërsa Torino pas barazimit me Milanin në ligë, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Torino që udhëhiqet nga trajneri Mazzari, këtë sezon synon Ligën e Evropës, duke u renditur në pozitën e gjashtë me 22 pikë, 21 më pak se lideri Juventus.

Torino nuk pritet të ketë mungesa, ndërsa te Juve do të mungojnë Barzagli, Bentacur dhe Cuadrado.

Edicioni e shkuar Juventus mposhti në tri ndeshjet Torinon, dy në ligë dhe një në Kupën e Italisë.

Po të shtunën luan edhe Interi, që do të kërkojë të harroj eliminimin nga Championsi, në përballjen ndaj Udineses.

Përcjellësi i Juventusit, Napoli, të dielën do të jetë mysafir i Cagliarit dhe synon pikët e plota pas dështimit në Ligën e Kampionëve.

Milanin e pret edhe një ndeshje e vështirë pas eliminimit nga Liga e Evropës. “Kuqezinjtë” do të jenë mysafir të Bolognas.