Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Depay synon transferimin te Real Madridi

Memphis Depay është duke planifikuar kalimin te Real Madridi nga Lyoni.

Holanezi kaloi te klubi francez nga Manchester Unitedi në vitin 2016, pas një periudhe të vështirë në Old Trafford.

Depay dështoi të tregojë formën e tij në Angli, duke realizuar shtatë gola në 53 paraqitje, por është përmirësuar në Francë, në ligën e së cilës ka realizuar tre gola dhe tre asistime në nëntë paraqitje.

23-vjeçari ka thënë se ëndërron të luajë në Santiago Bernabeu, duke insistuar se ambicia është reale.

“Mendoj se do të shkoj në Real Madrid. Po, ky është qëllim serioz”, ka thënë Depay.

“Çfarë ka ndodhur deri tash është shenjë nga zoti. Ai më ndihmon dhe më sjell këtu ku jam”.