Ndeshja e shtatë do të jetë vendimtare në caktimin e finalistit edhe në duelin ndërmjet Denver Nuggets e Portland Trail Blazers, në Konferencën e Perëndimit.
Takimin e fundit të zhvilluar e fitoi Portlandi, që triumfoi me shifrat 119:108.
Damian Lillard me treshen e shënuar 4 minuta e 18 sekonda pa përfunduar çereku i tretë, e shtyu skuadrën përpara, e më pas edhe Rodney Hood kontribuoi me pikë, për të mos pasur probleme më deri në fund, transmeton KTV.
Lillard dhe bashkëlojtari i tij CJ McCollum ishin meritorët në fitore pasi së bashku kombinuan saktësi prej tetë trepikëshave, dhe në total 62 pikëve.
Te Denveri e gjithë pesëshja titullare pati pikë dyshifrore.
Artikuj të ngjashëm
-
Lillardi me rekord të trepikëshave në një ndeshje plejofi
-
Portland eliminon Oklahoman, kualifikohen edhe Toronto dhe Philadelphia
-
Magjia e Donçiqit i jep fitoren e dytë Dallasit ndaj Minnesotas
-
NBA, Timberwolves në finale të Konferencës Perëndimore
-
NBA, Dallas Mavericks në finale të Konferencës Perëndimore