Pierre le Coq mund të jetë dentisti më "cool" në botë.
Kur ai nuk është duke rregulluar dhëmbët e pacientëve në ordinancën e tij në St. Brieuc në veriperëndim të Francës, ai mund të gjendet në valët e detit në brigjet e Brittanys, duke rafinuar shkathtësitë e tij në sportin e surfimit me ndihmën e erës, që i ka siguruar atij një medalje olimpike deri më tash, shkruan Koha Ditore.
Surfimi me ndihmën e erës që njihet si "Windsurfing" dhe dentisti nuk janë një kombinim aq i pritur, por ka dalë një kombinim fitues për Le Coqin.
Ai ka dy tituj bote në emrin e tij, si dhe një medalje të bronztë në lojërat olimpike "Rio 2016", kur kaloi një start katastrofal për t'u ngjitur lart në renditje dhe duke përfunduar në podium... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)