Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dentisti boksier: luftëtari që thyen dhe rregullon dhëmbë për jetesë

Boksieri dhe kirurgu dentar, dr. Arthif Daniel, është paralelisht në dy mjedise shumë të ndryshme profesionale: atmosfera e qetë klinike e operacioneve të tij në Runcorn dhe Manchester gjatë javës dhe bota frenetike dhe brutale e boksit në të gjithë Evropën gjatë fundjavës. Por ka raste kur të dy mjediset plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrë perfekte.

"Si dentist, zakonisht merremi me pacientë që ndihen të shqetësuar dhe të frikësuar, dhe kurrë nuk dëshironi që ata të ndihen të tillë. Unë kurrë nuk e përmend boksin tim në operacion, por ndonjëherë pacientët do të më kërkojnë në 'Google' dhe pasi të zbulojnë se unë jam një luftëtar profesionist, qetësohen dhe ndihen më të lehtësuar. Nuk jam i sigurt pse, por të qenit boksier profesionist, si dhe dentist i tyre, duket se është gjëja më e mirë e mundshme", shpjegon Daniel.

Daniel, një boksier e peshës super të lehtë, ka 18 meçe si profesionist, duke regjistruar 15 fitore dhe tri humbje. Njeriu me nofkën "Dr Hitman" (Doktor Goditja), ka pasur një rrugë të pazakontë në këtë sport. I lindur dhe rritur në Londër me një baba dhe gjysh që ishin adhurues të Muhammad Ali, Daniel paralelisht studionte biologjinë dhe merrej me boksin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm