Liverpooli është gjobitur me 100 mijë euro nga Premier Liga, dhe për dy vjet s’ka të drejtë transferimit të lojtarëve në akademi për shkak të shkeljes së një rregulli, raporton BBC.
Kjo ka ardhur si pasojë e tentimit që të transferimit të një 12 vjeçari nga akademia e Stoke Cityt në shtatorin e vitit të kaluar, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 2016 Liverpooli kishte bërë një kërkesë për regjistrimin e lojtarit të akademisë së Stoke Cityt, dhe marrëveshja ishte arritur edhe për kompensimin.
Por kjo kërkesë e klubit nga Anfield Road ishte refuzuar nga Bordi i Premier Ligës, pasi kjo është jashtë rregullores.
Liverpooli nuk ka të drejtë të transferojë ndonjë lojtarë të akademisë që është regjistruar në klubet e Premier Ligës apo EFL-së gjatë 18 muajve të kaluara.