Melbourne Victory nuk do të mund të shesë bileta për ndeshjet në shtëpi deri më 15 janar, pas hyrjes në fushë të tifozëve.
Disa prej tyre kanë hyrë në fushën e lojës në duelin derbi kundër Melbourne Cityt dhe ishin shkaktarë për ndërprerjen e lojës në elitën e futbollit australian.
Gjyqtari Alex King u mundua ta mbronte portierin e Cityt, Tom Glover, dhe që të dy pësuan dëmtime në fytyrë pas goditjes me kovë metalike nga një tifoz.
Vetëm anëtarët e klubit do të lejohen të jenë të pranishëm.
Tifozët e kësaj skuadre nuk do të kenë të drejtë të jenë të pranishëm as në ndeshjet si mysafir. Hetimet po vazhdojnë derisa mund të ketë edhe dënime tjera.
Policia e Victorias ka thënë se ka arrestuar 29 persona në lidhje me incidentin e 17 dhjetorit. Te Melbourne City në këtë ndeshje i pranishëm ishte edhe Valon Berisha, reprezentuesi i Kosovës.