Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Denilsoni kthehet në moshën 44-vjeçare

Denilson de Oliveira Araujo ishte dikur futbollisti më i shtrenjtë në botë.

Braziliani, tani 44-vjeçar, që u transferua nga Sao Paulo te Real Betisi për 31.5 milionë euro në vitin 1998, në atë kohë ishte rekord botëror.

Ai nënshkroi kontratë 10-vjeçare, e cila u pezullua pas pesë vjetësh.

Megjithatë, ai tashmë është kthyer sërish në futboll. 12-të vjet pas pensionimit, Denilsoni ka nënshkruar kontratë me skuadrën Ibis Sport Club në vendin e tij të lindjes në Brazil.

Kjo skuadër luan në rangjet e ulëta të futbollit brazilian.