Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Demiral kalon testet mjekësore te Juventusi

Merih Demiral gjatë këtyre ditëve do të prezantohet te Juventusi, pasi të mërkurën i ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore, ka shkruar "Gazzetta dello Sport".

Qendërmbrojtësi turk te Juventusi do të transferohet nga Sassuolo për 15 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

21-vjeçari me kampionin e Italisë do të firmosë kontratë deri në vitin 2024.

Ai te Sassuolo u transferua në janar të këtij viti nga Alanyaspori për shtatë milionë euro dhe pati paraqitje të mira në Serie A. Në 14 ndeshje, reprezentuesi turk realizoi dy gola.