Sport

Demhasaj realizon dy gola për Grasshoppersin, Morina një për Xamaxin

Shkëlqim Demhasaj i ka realizuar dy gola për Grasshopersin sot në fitoren 2:1 ndaj Chiassos, në xhiron e 14-të të Kategorisë së Dytë të Zvicrës.

Ai golin e parë e realizoi nga penalltia në minutën e 38-të, ndërsa të dytin më minutën e 93-të.

Gol në Kategorinë e Dytë të Zvicrës ka realizuar sot edhe Endrit Morina për Xamaxin. Ai realizoi në humbjen 2:1 të Xamaxit në shtëpi nga Thuni.

Grasshoppersi pas 14 xhirove kryeson me 29 pikë, katër më tepër se Thuni.