Ousmane Dembele ka nisur bisedimet për kontratë të re me skuadrën e Barcelonës, kanë raportuar mediumet spanjolle të mërkurën.
Është raportuar se tashmë menaxheri i Dembeles të hënën ka biseduar me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta për vazhdimin e kontratës.
Në klubin spanjoll janë duke provuar që marrëveshjen ta përfundojnë para muajit janar për t’ia pamundësuar atij të hyjë në bisedime me ndonjë ekip tjetër dhe të largohet gjatë verës falas.
Francezi 24-vjeçar ka kontratë deri në qershor të vitit 2022, ndërsa këtë edicion nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje për shkak të një lëndimi.
Artikuj të ngjashëm