Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dellova: Jemi mësuar me emocionet e ndeshjeve evropiane

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova, ka thënë në konferencën për media se Ballkani është i gatshëm të përballet me Clujin.

Dellova theksoi se emocionet e ndeshjeve evropiane i kanë kaluar dhe janë të fokusuar që të arrijnë rezultat pozitiv.

Clujin e vlerëson si kundërshtar me traditë në garat evropiane.

“Duke marrë parasysh që kundërshtari ka traditë në këtë nivel të garave, ne jemi përgatitur maksimalisht dhe do ta japim më të mirën të gjithë të fokusohemi në ndeshje dhe të kërkojmë rezultat pozitiv. Jemi të mësuar nga emocionet e ndeshjeve evropiane dhe nuk jemi të ngarkuar emocionalisht. Nuk do të jetë ndonjë problem kjo për ne”, the Dellova.