Një delegacion turk sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës ka prezantuar projektin për ndërtimin e një stadiumi në Prishtinë.
Drejtuesit e lartë të kompanisë “Akay Construction INC”, drejtorin Ertan Olgun dhe zëvendësin e tij Murat Ozturk, që po shoqëroheshin nga Kenan Kurtesh, agjent i FIFA-s për organizmin e ndeshjeve ndërkombëtare, kanë prezantuar projektin e ngjashëm me atë të Sivasit.
Ky stadium ka kapacitetin e 25 mijë ulëseve. Punimet për stadiumin e Sivasit kanë zgjatur tre vjet dhe projekti ka kushtuar mbi 21 milionë dollarë.
Sipas FFK-së, stadiumi i Sivasit është shpallur si njëri ndër 9 stadiumet më të mirë në botë, i cili është me ndriçim dhe ngrohje solare.
Artikuj të ngjashëm
-
FFK-ja vlerëson se fusha e “Fadil Vokrrit” është gati për ndeshje
-
Kosova me shumë stadiume “evropiane”... në letër
-
“Fadil Vokrri” mezi po mirëmbahet, ndërsa Komuna e Prishtinës dhe FFK-ja flasin për stadiumin e ri me 25 mijë ulëse
-
Komuna e Prishtinës diskuton me FFK-në për zgjerim të kapaciteteve të stadiumit “Fadil Vokrri”
-
Kukësi pret që për 15 muaj të ketë stadium për ndeshje ndërkombëtare