Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi ka deklaruar se Kosova zhvilloi ndeshje të mirë ndaj Malit të Zi, dhe pas dy ndeshjeve duhet të kishte gjashtë pikë.
“Në pjesën e parë kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Por në pjesën e dytë luajtëm metopa të gjatë dhe ajo nuk është forca jonë, prandaj patëm problem. Besoj se kemi filluar mirë, përkundër mungesave që kemi me Kryeziun e Shalës, por lëndimi i Zenelit na shkaktoi shumë dëm”, ka deklaruar Halimi për KTV.
Tutje ai ka shtuar se Kosova do të shkojë me besim për pikë të plota në Bullgari.
“Besoj që këto dy lojërat e para kishim mund të kishim gjashtë pikë. Më mirë të shkojmë me besim në Bullgari dhe të japim maksimumin për tre pikë”, u shpreh Halimi.
-
Halimi: Bullgarët ishin shumë të organizuar në defensivë, por ne nuk i shfrytëzuam rastet
-
Kosova luan me përfaqësuesen që e mposhti në pesë prej gjashtë ndeshjeve
-
Shaqiri i dëshpëruar, kujton edhe barazimin ndaj Kosovës
-
Qerimi: Humbëm shumë shanse
-
Halimi në ligën e dytë greke - konfirmohet momenti jo i mirë për një pjesë të lojtarëve të Kosovës