Mbrojtësi i Australisë, Milosh Degenek, e vlerësoi arritje historike kalimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës.
Australia siguroi kalimin në fazën nokaut të mërkurën pasi mposhti Danimarkën me rezultatin 1:0. Në 1/8 e finales, Australia do të përballet me Argjentinën.
Degenek e ka cilësuar si të vështirë përballjen me Argjentinën. Por, ai nuk e cilëson nder paraqitjen përballë Lionel Messit.
“Padyshim, ne e dimë se skuadra e tyre është plot me yje. Është një skuadër e përkryer. E kam dashur Messin dhe mendoj se ai është më i miri që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë. Dhe mendoj se nuk është nder të luash kundër tij, sepse ai është thjesht një njeri, siç jemi të gjithë ne. Argjentina nuk ka 11 Messi në ekip. Ai është vetëm një”, ka thënë Degenek.
Për Australinë është hera e dytë që kalon grupet.