Lojtarët e Manchester Cityt dhe Arsenalit shënuan fitore në ndeshjet miqësore kundër Bayernit përkatësisht Chelseat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mesnatës e së shtunës.
Manchester City luajti kundër Bayern Munich në “Green Bay” dhe fitoi 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje pas një aksioni fenomenal dhe një asistimi të Jack Grealish e shënoi Erling Haaland. Për norvegjezin ishte ndeshje debutuese.
➡️ @KevinDeBruyne
— Manchester City (@ManCity) July 24, 2022
➡️ @JackGrealish
⚽️ @ErlingHaaland ⚽️#ManCity | @Sure pic.twitter.com/eaoGPnZsut
Arsenali mposhti Chelsean në Orlando me rezultat bindës 4:0. Gabriel Jesus i dha epërsinë 1:0 Arsenalit në minutën e 15-të, dhe Martin Odegaard shënoi për 2:0 në minutën e 36-të.
Bukayo Saka shënoi për 3:0 në të 66-n, ndërsa Albert Lokonga shënoi për 4:0 në minutat shtesë të takimit.