Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Debutim spektakolar i Paolo Bancheros

Debutim spektakolar ka pasur Paolo Bancheron me skuadrën Orlando Magic, pavarësisht disfatës 113:109 nga Detroit Pistons.

19-vjeçari e mbylli ndeshjen me 27 pikë, nëntë kërcime, pesë asistime e dy bllokada për 35 minuta në ndeshjen e parë të ligës NBA.

Me shifrat impresive, Banchero barazoi rekordin që e kishte vendosur LeBron James në vitin 2003, në debutim.

Në atë vit, James kishte shënuar 25 pikë, 6 kërcime dhe 9 asistime me Cleveland Cavaliersin kundër Sacramento Kingsit.

Artikuj të ngjashëm