Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Debutim i shkëlqyer i Berishës, shënon golin e fitores

Albin Berisha ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te skuadra rumune Petrolul.

Të premten 23-vjeçari ka shënuar golin e fitores në ndeshjen ndaj Poli Iasit. Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të elitës rumune.

Berisha, që u transferua kohë më parë nga Ballkani, në lojë hyri në minutën e 46-të, ndërsa shënoi për fitoren 2:1 në minutën e 94-t.

Petroluli është i gjashti me 35 pikë nga 26 ndeshje.

Goli i Berishës 05:40