Albin Berisha po vazhdon me formë të lartë në Rumani, që kur u transferua nga Ballkani në janar.
Sulmuesi 23-vjeçari shënoi golin e vetëm të Petrolulit në humbjen 1:2 ndaj Sepsit.
Berisha shënoi në minutën e 87-të, por Petroluli pësoi më pas në fund të ndeshjes.
Ishte goli i dytë në pesë ndeshje në kampionatin rumun.
Berisha ka pasur performancë të mirë edhe në ndeshjet e tjera.
Ishte ndeshja e fundit e kampionatit të rregullt. Petroluli do të luajë në grupin e mbijetesës.
Berisha u transferua te Petroluli për afro 250 mijë euro.
Edhe
Berisha shënon gol vendimtar në Rumani
Në Rumani luajnë edhe Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi e Florent Hasani. Të tre janë pjesë e Rapid Bukureshtit.
VIDEO: