Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

DeAndre Yedlin te Galatasaray

Skuadra e madhe turke, Galatasaray, ka konfirmuar transferimin e amerikanit, DeAndre Yedlin. Yedlin deri më tani ka luajtur për Newcastlen. Kontrata e tij me skuadrën angleze ishte e vlefshme deri në verë, por 27-vjeçari ka vendosur të largohet më herët.

Mbrojtësi i djathtë ishte te Newcastle prej vitit 2016. Më herët ka luajtur për Tottenhamin dhe Sunderlandin si dhe për Seattlen në SHBA. I ka 62 paraqitje për SHBA-në.