Daniele De Rossi ka vizituar futbollistët e Suedisë në autobusin e skuadrës për t’iu kërkuar falje pasi tifozët e Italisë i fishkëllyen himnit të tyre kombëtar.
Në kohën e antonimit të himnit suedez para ndeshjes së kthimit në “Play-Off”-in kualifikues për Botëror, kapiteni i italianë duartrokiste që të ndalte tifozët të mos fishkëllenin.
Tani është mësuar se De Rossi ka vizituar skuadrën kundërshtare duke u kërkuar falje. De Rossi po ashtu ka uruar kundërshtarët që siguruan pjesëmarrjen në “Rusi 2018” duke lënë jashtë Italinë për herë të parë në 60 vjet.
“Ai na uroi për suksesin dhe kërkoi falje për sjelljet e disa lojtarëve dhe për fishkëllimat në drejtim të himnit tonë kombëtar”, ka thënë futbollisti suedez, Pontus Jansson, për “Tutto Balutto”. “Të gjithë në atmosferë pyesnin: ‘wow, a ndodhi kjo në të vërtetë?’. Ishte një nga momentet më të mira, çfarë zotërie”.
-
Thirrje skandaloze të tifozëve spanjollë, fyejnë myslimanët
-
Në Suedi po e kërkojnë dorëheqjen e selektorit
-
“Goditje në stomak” – suedezët pranojnë se Kosova ishte më e mirë
-
Legjenda rumune porosit tifozët: Duartrokisni himnin e Kosovës
-
Xhakën nuk e befasuan veprimet e serbëve, ai kërkon fitore ndaj Danimarkës