Luftarak, fitues dhe gjithmonë i gatshëm për një zënkë, Daniele De Rossi është një nga mesfushorët më të mirë defensiv të epokës moderne.
Të martën është zyrtarizuar se ylli 35-vjeçar i Romës do të largohet nga klubi në fund të stinorit pas 18 vjetëve, duke u paraqitur 615 herë për skuadrën e parë të Romës, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Sun.
Më shumë se ai, ndeshje ka zhvilluar vetëm legjenda tjetër e Romës, Francesco Totti - 786.
Por ndryshe nga Totti, që njihej si "Djaloshi i Artë", De Rossi kurrë nuk pati mundësinë të fitonte titullin e Serie A, ndonëse i ishte afruar në disa raste.
Në fakt, De Rossi dhe Roma përfunduan nënkampionë në nëntë nga 17 stinorët që ka luajtur ai me klubin, që sigurisht se i jep atij epitetin e futbollistit të madh që ishte shumë pranë titullit.
Ndoshta kjo nuk është e pëlqyer për një lojtar që ka fituar Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006.
Nënkampion
Mund të thuhet se De Rossi ishte pak i pafat që luajti në një epokë të dominuar nga Juventusi, që ka fituar 11 herë titullin e Serie A (përfshirë një që iu mor pas skandalit të kurdisjeve të vitit 2006) gjatë karrierës së tij.
Në stinorin 2009-10, Roma përfundoi vetëm dy pikë prapa Interit të Jose Mourinhos, që fitoi "tripletën" atë edicion, përfshirë triumfin në Ligën e Kampionëve....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)