Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Ligt ende s’është i gatshëm të vendosë të ardhmen

Foto: Reuters

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt ka insistuar se ende i duhet kohë që të vlerësojë të ardhmen e tij.

De Ligt është i lidhur me një kalim në La Liga dhe në Premier Ligë, me Barcelonën e Liverpoolin që kanë shprehur interesim të jashtëzakonshëm për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.

Të mërkurën Ajaxi u shpall kampion, por kur De Ligt u pyet se ku do të transferohet këtë verë ai ka thënë se ende nuk e ka marrë vendimin.

“Ky nuk është momenti që të flasim për të ardhmen time”, ka thënë De Ligt për Fox Sports. “Nuk e di nëse do të shkoj me Frenkie de Jongun (te Barcelona). Ende më duhet të analizojë gjërat dhe të shoh gjithçka. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.