Barcelona raportohet se e ka bërë Matthijs de Ligt cakun kryesor për ta transferuar, me qëllim të forcimit të mbrojtjes.
18-vjeçari qendërmbrojtës ka shkëlqyer me Ajaxin dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, me Barçën që ka shprehur interesim serioz për ta transferuar në Katalonjë.
Gjiganti evropian tashmë ka siguruar shërbimet e 23-vjeçarit Yerry Mina nga Palmeiras, por dëshiron një partner për periudhë më të gjatë për të, shkruan “Mundo Deportivo”.