Napoli pritet ta përforcojë skuadrën me mbrojtësin e Tottenhamit, Kieran Trippier.
Sipas “La Gazzeta dello Sport”, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i ka dhënë dritën e gjelbër drejtuesve të klubit për ta sjellë në Itali mbrojtësin e kombëtares angleze, transmeton “Sporti në KTV”.
Napolitanët janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë euro për mbrojtësin e djathtë, i cili sipas të përditshmes italiane, ka shprehur dëshirën për të luajtur jashtë Anglisë.
Për transferimin e mbrojtësit në Itali tani duhet të bindet edhe skuadra e Tottenhamit.