Boksieri Oscar de la Hoya ka njoftuar se do të rikthehet në ring në muajin korrik, 13 vjet pasi e përfundoi karrierën e tij të ndritur.
48-vjeçari ka thënë se është inspiruar për ta marrë këtë vendim nga Mike Tyson, i cili u kthye në ring në moshën 54-vjeçare për t’u përballur me Roy Jones Jr. në një ndeshje revyale në Los Angeles në muajin nëntor.
De la Hoya nuk ka përmendur ndonjë emër të kundërshtarit më 3 korrik, por në të kaluarën pati përmendur emrin e Floyd Mayweatherit, si kundërshtar të mundshëm.
“Djaloshi i Artë”, i cili i fitoi 11 tituj të botës në gjashtë kategori të ndryshme, u largua nga boksi profesionist në vitin 2008 pasi u mposht nga Manny Pacquiao. Ishte humbja e katërt në shtatë meçet e fundit.