Portieri spanjoll David de Gea nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester Unitedi. Ai ka thënë se planifikon të qëndrojë në “Old Trafford” edhe për shumë vite.
De Gea 29-vjeçar ka firmosur kontratë të re me Unitedin në shtator, kontratë që është e vlefshme deri në verën e vitit 2023.
“Vetëm të jesh pjesë e këtij klubi është e jashtëzakonshme. Imagjinoni, të kalosh dhjetë vjet këtu, është si ëndërr”, ka thënë De Gea për “Daily Mail”.
Ai do të mbushë një dekadë në klub verën e vitit të ardhshëm.
“Është gjë e madhe të luash për këtë klub, kështu që shpresoj të qëndrojë edhe për shumë vite”, ka thënë De Gea.
De Gea beson se koronavirusi ka ndalë skuadrën e tij kur ishte në momentin më të mirë.
“Mendoj se gjithë skuadra është përmirësuar shumë. Ne ishim në një moment të mirë. Mendoj se ishim në formë shumë të mirë. Nuk pranonim shumë gola dhe sigurisht se Bruno Fernandes sjellë shumë kualitet. Ai është lojtar i mençur, një top-mesfushor”, ka thënë De Gea.