Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Gea me kontratë të re tek Unitedi

Lajmeve rreth largimit të David de Geas nga Manchester Unitedi si duket u erdhi fundi pasi që raportohet se portieri spanjoll do të nënshkruajë kontratë të re me “Djajtë e kuq”.

Portieri spanjoll është i vendosur të nënshkruajë kontratë të re me afat pesëvjeçar, me vlerë rreth 350.000 funte në javë, transmeton KP.

Me marrëveshjen e re, De Gea do të bëhej lojtari i dytë më i paguar në historinë e Unitedit, pas Alexis Sanchez i cili paguhet 505.000 funte në javë.

Artikuj të ngjashëm