Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Gea: Bisedimet për kontratë do të “përfundojnë mirë”

David de Gea

David de Gea ka thënë se bisedimet për kontratën e re me Manchester Unitedin do të përfundojnë mirë, ka shkruar “Sky Sports” të dielën.

Kontrata e 32-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni.

Unitedi e ka mundësinë e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër, dhe të dyja palët kanë thënë se kanë hyrë në bisedime për vazhdimin e saj.

Në rast të vazhdimit të kontratës, për De Gean do të ishte sezoni i 13-të me “djajtë e kuq”.

Artikuj të ngjashëm