Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka deklaruar se nuk është duke u ngutur që të nënshkruajë kontratë të re me klubin.
De Bruyne ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit, që paraqet sezonin e dytë në kontratën gjashtë vjeçare, dhe agjenti i tij Patrick de Koster dëshiron kontratë të re për 26-vjeçarin me kushte më të mira.
“Agjenti im ka shkuar në kohë te drejtori sportiv i klubit. Bisedimet janë duke ecur. Jam person i durueshëm, nuk stresohem. Po lexoj gjëra në media, por ka kohë”, ka thënë De Bruyne për mediat.