Kevin de Bruyne me një supergol nga gjuajtja e lirë, ia ka siguruar fitoren skuadrës së Manchester Cityt.
City të shtunën mposhti në udhëtim Leicester Cityn me rezultatin 1:0.
Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 14-të të Premier Leagues.
Mesfushori belg, De Bruyne, realizoi në minutën e 49-të.
Në këtë ndeshje nuk luajti Erling Haaland, që mungoi shkaku i lëndimit.
City ka 29 pikë në 12 ndeshje të luajtura. Leicesteri në pozitë të vështirë sivjet ka arkëtuar vetëm 11 pikë në 13 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm