Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Biasi: Me dhimbje të madhe po e përjetoj lajmin për Vokrrin

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi thotë se me dhimbje të madhe po e përjeton vdekjen e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Ai thotë se nuk mund ta besojë që ai nuk është më fizikisht, transmeton Koha.net. Italiani ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e Vokrrit.

Postimi i plotë i De Biasit në Facebook:

Me dhimbjen më të madhe po e përjetoj lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut tim Fadil Vokrri, presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vetëm pak ditë më parë u takuam në Zyrih dhe pamë ndeshjen bashkë. Më duket e pabesueshme që ai nuk është më fizikisht mes nesh.

Me respektin më të madh i përcjellë familjes, miqve, dhe të afërmve ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lamtumirë Fadil, u prehsh në paqe.