Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Biasi mbron Panuccin

Foto: Koha

Ish-përzgjedhësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka mbrojtur përzgjedhësin aktual, Christian Panucci, pas rezultateve të dobëta me kuqezinjtë.

Pas humbjes turpëruese nga Skocia, 0 me 4 në shtëpi, po kërkohet dorëheqja e Panuccit, por De Biasi ka arsyetuar rezultatin e dobët nga bashkëkombësi i tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte situatë e vështirë për trajnerin, pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi mungonin disa lojtarë, Roshi, Sadiku dhe tani Hysaj. Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi ndaj një skuadre të fortë. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me futbollistët që ka në dispozicion”, deklaroi ish trajneri i kuqezinjve, raporton tch.

Shqipëria është e fundit në Grupin C5 të Ligës së Kombeve duke rrezikuar rënien në një rang më të ulët.