Craig Dawson ka shënuar një gol për West Ham Unitedin në fitoren 3:2 ndaj Silkeborgut, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës.
32-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes, por goli i siguron atij një të arritur të veçantë.
Dawson tashmë ka shënuar gol në Premier League, në Championship, në Ligue One e League Two. Pra në të gjitha katër nivelet më të larta të futbollit anglez.
Ka shënuar edhe në Ligën e Evropës dhe tani edhe në Ligën e Konferencës. Nuk ka shënuar ende në Ligën e Kampionëve.