Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Davids, asistent i Louis van Gaalit te Holanda

Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Holandës, Edgar Davids, do të jetë asistent i Louis van Gaalit.

49-vjeçari do të jetë pasardhës i Henk Fraser në këtë post deri pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar, pasi Fraser do të bëhet trajner i Utrechtit në verë.

“Jam i lumtur që Edgar Davids po e forcon stafin tonë. Jemi takuar rregullisht në të kaluarën dhe jam i bindur se ai do ta mbushë këtë rol në mënyrë të shkëlqyer”, ka thënë Van Gaal, shkruan “Sky Sports” i Gjermanisë.

Asistenti i dytë i tij është Danny Blind.