Mbrojtësi brazilian David Luiz thotë se do të kishte gjasa të mëdha që të largohej nga Stamford Bridge nëse Antonio Conte do të ishte ende trajner i Chelseat.
Ai kishte pasur përplasje me Conten, ndërsa për një kohë të gjatë s’kishte luajtur nën menaxhimin e tij, transmeton Koha.net. Megjithatë me ardhjen e Maurizio Sarrit ai është rikthyer në formë të mirë dhe ai është i lumtur për qëndrimin te Chelsea.
“Nëse trajneri do të qëndronte, siç të gjithë e dinë do të duhej të ndërroja klub. Tani jam këtu dhe jam i lumtur”, është shprehur 31 vjeçari për Sky Sports.
Artikuj të ngjashëm