Amir Abrashi mishëron ADN-në e tij me Grasshopperin si askush tjetër në skuadër. Në një intervistë kapiteni thotë se çfarë do të dëshironte t'ua transmetonte lojtarëve të rinj, kë donte vërtet ta udhëzonte në klub dhe për sa kohë do të vazhdojë të luajë
Kur mendohet për skuadrën e Grasshopperin, në asnjë mënyrë nuk mund të anashkalohet Amir Abrashi (33) prej këtyre mendimeve. Mesfushori, i lindur në Thurgau, është ai që i ka munguar skuadrës nga Zuerichu vitet e fundit: një figurë identifikimi në fushë dhe jashtë saj. Qëkur Abrashi u kthye në ish-klubin e tij në verën e vitit 2021, ADN-ja e Grasshopperit ka qarkulluar sërish në Niederhasli. Dhe 33-vjeçari dëshmon se sa shumë do të thotë klubi për të në një intervistë, të dhënë të enjten.
“Unë e dua këtë klub më shumë se çdo gjë”, tha ai.
Në dimër Abrashi e zgjati kontratën deri në verën e vitit 2024 dhe ndihet krenar për këtë.
“Grasshopperi është klubi im, kështu që nuk kishte asnjë dyshim për vazhdimin e kontratës”, shtoi ai. Me rinovimin e kontratës mesfushori Abrashi pranoi edhe uljen e pagës vetëm për shkak të dashurisë së madhe që e ka për klubin. E këtë dashuri të madhe që e ka për klubin Abrashi dëshiron t'ua përcjellë edhe shokëve të skuadrës. Ai tashmë ka gjetur një mjet të thjesht për ta bërë këtë dhe thotë se ka nisur të ketë efekt.
“Unë i dërgoj videot e ndeshjeve derbi të mëparshme në grupin tonë që e kemi në telefon. Unë personalisht dua që lojtarët të shohin emocionet që gjeneron Grasshopperi. Aty ishte edhe videoja e Ricardo Cabanas, për shembull, nga koha kur ai bërtiti: Ky është Grasshopperi. Kampioni rekord! Unë madje isha atje, gjë që ishte e mrekullueshme”, zbulon Abrashi.
Edhe
Abrashi nuk ndalet, edhe një vit te Grasshopperi
Sezonin e kaluar ai kishte ende mbështetje si një figurë lideri në klub, së bashku me Andre Moreiran, Georg Margreitterin dhe Dominik Schmidin. Tani ata më nuk janë pjesë e ekipit pasi janë larguar por jo edhe Abrashi. Kjo ishte një arsye tjetër pse Abrashi qëndroi dhe donte të drejtonte veteranin e Baselit, Michael Lang (32) drejt kalimit te Grasshopperi verën e kaluar.
“Unë i thashë atij: 'Michi, vetëm eja tek ne’. Ai e njeh edhe këtë klub, por donte të qëndronte në Basel”, pranoi Abrashi.
Abrashi nxjerr në pah edhe personalitetin e tij drejtues, edhe jashtë fushës. Për shembull, ai mbron ndalimin e telefonave celularë nga klubi gjysmë ore para stërvitjes. Madje, i pari e largon telefonin e tij dhe nuk e përdor, shembull ky që e ndjekin edhe lojtarët e tjerë të Grasshopperit.
“Nuk mund të ulem dhe të marr telefonin tim 15 minuta para stërvitjes dhe më pas të kem ndjenjën se jam i fokusuar për të punuar. Kështu që, kjo është një gjë e mirë dhe të gjithë lojtarët e respektojnë këtë rregull, duke filluar prej meje”, u shpreh Abrashi.
Edhe pse është 33 vjeç, Abrashi thotë se ndihet më në formë se kurrë. Insiston se angazhohet maksimalisht si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje pasi nuk ndihet i lodhur. Kontrata e Abrashit skadon në fund të këtij edicioni, por ka ndërmend të vazhdojë të luajë për Grasshopperin edhe për pak vjet.
Edhe
Abrashi i gjakosur: Ishte goditja më e mirë në karrierë
“Unë jam më në formë se kurrë, në fakt gjithçka po shkon mirë. Asnjë shenjë lodhjeje”, u shpreh Abrashi. “Nuk mund të them ndonjë gjë për kontratën, por nuk do të luaj deri në moshën 37 vjeçare, kjo është e sigurt. Dhe nuk do të luaj për asnjë klub tjetër në Zvicër”.
Këtë edicion Abrashi ka 10 paraqitje për Grasshopperin dhe 1 asistim në të gjitha garat. Ai si futbollist u zhvillua te Wnterthuri, ku edhe debutoi me ekipin e parë në vitin 2008. Në vitin 2010 iu bashkua Grasshopperit dhe luajti për pesë sezone përpara se t’i bashkohej Freiburgut. Në janar të vitit 2021 u huazua te Baseli për gjashtë muaj nga Freiburgu, por në verën e atij viti u rikthye te Grasshopperi.