Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dashuria e Hungarisë për waterpollon

Budapest, 14 korrik (CNN) - Është një betejë brutale, e cila në fund fitohet nga ekipi që mund të zotërojë më mirë "artet e tij të errëta", shkruan sot Koha Ditore.

Waterpollo është sport i ujit, i cili nuk është për personat e zymtë, por për konkurrentët e ashpër që shtyjnë rregullat deri në limit. Larg prej syve të zyrtarëve të ndeshjes, lojtarët do të shqelmojnë dhe godasin njëri-tjetrin në kërkim të fitores, që jo rrallë arrihet me shumë vështirësi. Fitorja në këtë sport, mbështetet në atë se çfarë ndodhë nën ujë.

"Ne gjithmonë e mbajmë kundërshtarin", thotë lojtari hungarez Adam Decker. "Kapemi edhe për brekët e larjes, nganjëherë godasim apo shqelmojmë. Disa thonë se gjërat më të rëndësishme ndodhin nën ujë, gjë që edhe kanë plotësisht të drejtë".

Trajneri i ekipit të Hungarisë, Tamas Marcz, favorizon shumë lojën e ashpër, madje gjatë stërvitjeve projekton lëvizje për t'u mos u dalluar nga arbitrat apo zyrtarët e tjerë të ndeshjes.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.