Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Dardanët” shkelin në Zagreb, gati për të përkrahur Kosovën

Tifozët e Kosovës, “Dardanët” para pak minutash kanë mbërritur në Zagreb, ku sonte do të jenë në përkrahje të përfaqësueses së Kosovës.

Kroacia dhe Kosova do të ndeshen sonte në “Maksimir” të Zagrebit në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Një grup tifozësh nga Kosova tashmë kanë arritur në Zagreb. Në kryeqytetin kroat po mbretëron një kohë me shi.