“Andi tregtari, pazargji i natës, mashtruesi i kombëtares”. Është ky transparenti fyesi për sulmuesin kosovar të Zvicrës, Andi Zeqirin i shpalosur në tribunën ku janë vendosur “Dardanët”.
Zeqiri është në stol te Zvicra në ndeshjen që është duke e zhvilluar ndaj Kosovës në Zuerich.
Në fushë janë dy futbollistët tjerë kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
