Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Dardanët” kërkojnë stadium në Kosovë, të pakënaqur me trajtimin në Shqipëri

Grupi i tifozëve “Dardanët” i kanë bërë thirrje institucioneve shtetërore që sa më shpejtë të fillojnë ndërtimin e stadiumit kombëtar në Prishtinë.

Ata janë ankuar se ngjashëm si në ndeshjen me Kroacinë, ashtu edhe të premten mbrëma ndaj Islandës, policia e Shqipërisë nuk është treguar korrekte me tifozët nga Kosova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Banerët e ndryshmëm dhe koreografitë e përgatitura na u ndalën në hyrje të stadiumit me arsyetimin se kanë motive politike”, janë ankuar “Dardanët”.


“Jo , nuk kishte asgjë që bie ndesh me ligjet e FIFA/UEFA. Në koreografi shkruhej që KOSOVA është KOSOVË dhe nuk na u lejua ta fusim brenda. Faleminderit për mirëpritjen nëna SHQIPËRI”, kanë shkruar “Dardanët”.