Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dardan Maxhuni do të ndajë drejtësinë në një ndeshje në FIBA Women Euro Cup

Gjyqtari i FIBA-s, Dardan Maxhuni, ka pranuar nominim e parë në FIBA Women Euro Cup për edicionin 2019-2020, ndeshje që zhvillohet ndërmjet dy skuadrave turke Bellona Kayseri-Orman Genclik.

Kjo do të jetë hera e parë për të që gjykon një ndeshje të nivelit të tillë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja do të zhvillohet më 30 tetor në Turqi.

Kjo vjen falë punës së madhe të FBK-së me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lart nga Departamenti i Gjyqtarëve të FIBA-s, transmeton KP.

Gjithashtu nga Kosova në garat ndërkombëtare të FIBA-s do të gjykojnë edhe Xhelal Mumini, Daut Mehmeti dhe Elion Obërtinca.