Arbitri kryesor Genc Nuza dhe anësori Fatlum Berisha do të ndajnë drejtësi në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian “Euro U-17”.
Nuza e Berisha do të nisen nesër drejt Turqisë, ku edhe do të organizohet turneu kualifikues i Grupit 10.
Ende nuk është caktuar se në cilat ndeshje të turneut do të referojnë.
Evropiani do të organizohet vitin e ardhshëm në Irlandë.
Nuza dhe Berisha edhe në të kaluarën kanë ndarë drejtësi në disa ndeshje kualifikuese dhe miqësore ndërkombëtare.
Në këto kualifikime do të marrin pjesë edhe Kosova dhe Shqipëria, por në grupe tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Nuza e Hyseni ndajnë drejtësinë në dy ndeshje kualifikuese për U17
-
Gjyqtari nga Kosova pjesë e Evropianit U17
-
Arbitrat kosovarë vazhdojnë të prezantohen në nivel më të lartë se klubet
-
Gjyqtarëve nga Kosova u besohet ndeshja e Ligës së Konferencës
-
Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësi sërish në Evropë